Nga këto komuna janë 24 rastet me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 24 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 919.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 257 mostra, prej të cilave 24 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj”, ka njoftuar IKSHPK.