Mbi 1,300 viktima në ShBA nga koronavirusi për një ditë
Më shumë se 1,300 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në SHBA, duke u bërë dita më fatale që prej shfaqjes së rastit të parë.
Përgjatë një dite gjithashtu janë paraqitur edhe 10,581 raste të reja. Shifra e përgjithshme e të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 410,916.
Vetëm në qytetin e Nju Jorkut u numëruan 731 viktima, duke e çuar totalin e vdekjeve në vend më shumë 4000, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Dr. Fauci, eksperti kryesor mjekësor, përgjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se java në vazhdim do jetë “java e vdekjes”.