Ish-i dashuri i Rita Orës infektohet me koronavirus
Ish- i dashuri i këngëtares Rita Ora ka dalë pozitiv me virusin Covid-19.
Ish i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është prekur nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.
Ai ka treguar se këtë po e bën për të treguar seriozitetin dhe kërcënimin e asaj që është duke ndodhur.
“12 ditë më parë, mëngjesin e 6 Marsit unë nisa të ndihesha sikur më kishte goditur një autobus. Nuk mundesha as të ngrihesha nga krevati për ditë të tëra dhe nisa të kem ethe. Unë jam djalë i ri e i shëndetshëm dhe do ta kaloj këtë. Por ka kaq shumë njerëz në jetën time dhe në botë që ndoshta nuk mund ta kapërcejnë këtë për shkak të moshës së tyre dhe / ose për shkak të një sistem imuniteti të kompromentuar. … Kjo është arsyeja pse unë jam duke shkruar këtë postim…. kjo nuk është shaka. Qëndroni brenda, rrini të sterilizuar. Ju lutemi ndaloni gjithçka dhe kujdesuni për veten dhe njerëzit që doni e që keni rreth jush derisa ta kalojmë këtë. Të kesh mentalitetin, ‘Unë jam i ri, kjo nuk mund të më ndikojë ‘, është budallik dhe kaq e rrezikshme për të gjithë njerezit rreth jush. Distanca sociale është të mbrosh nënën dhe babin e dikujt, gjyshen e dikujt … nuk ka të bëjë me ty. Bëhet fjalë për të qenë bashkë si një ekip për ta luftuar këtë. Qëndroni të sigurt”, është shprehur ai.