Pas Dua Lipës, një tjetër artiste shqiptare në ballinën e gazetës gjermane
Suksesi i shumë këngëtareve shqiptare ka kaluar kufijtë.
Dua Lipa është një emër që njihet në gjithë botën, këngëtarja lë pas shumë prej artistëve botërore me hitet që sjell vazhdimisht.
Së fundi, ajo ka pozuar për numrin e ri të gazetës gjermane “Zeit”, madje ka dhënë edhe intervistë për atë medium.
Ndërsa, një tjetër shqiptare që do të dalë në ballinë të gazetave gjermane është Loredana Zefi.
Reperja ka pozuar për numrin e muajit shkurt të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.