Harroni pozat e “nxehta”, ja çfarë ka bërë Morena këtë herë në pishinë
Morena Taraku është kthyer në Stamboll pas pushimeve luksoze në Tajlandë.
Por, ish-missi dhe këngëtarja po vazhdon të sjellë fotografi dhe video të realizuar atje.
Teksa nuk ka hezituar të sillte pamje të “nxehta” nga pushimet, këtë herë ajo ka sjell një video ku shihet duke u zhytur në ujë me rroba, në një pishinë “gjigante” me pamje të mrekullueshme nga qyteti.
“Sfida MT”, ka shkruar Morena sipër videos derisa ka të veshur një fustan të bardhë.
Ndërkohë, kujtojmë se Morena ka treguar se është duke punuar në projekte të reja muzikore.