Modelja shqiptare : Shumica e futbollistëve janë homoseksualë
Erjona Sulejmani ka pohuar se ka shumë futbollistë homoseksualë, por thotë se nuk e kupton pse homoseksualizmi është akoma problem.
Modelja e njohur shqiptar, e cila më parë ishte i martuar me ish- mesfushorin e Napolit dhe atë të ekipit ndërkombëtar të Zvicrës, Blerim Xhemaili – gjithashtu foli për neglizhencën me të cilën përballen gratë e futbollistëve, shkruan “The Sun”, transmeton Indeksonline.
Xhemaili u divorcua nga Sulejmani, 32 vjeç, në vitin 2018 pasi ajo deklaroi publikisht se burri i saj është i keq në shtrat, duke bërë që 33-vjeçari të tallej nga shokët e tij të skuadrës.
Ajo deklaroi: “Seksi para ndeshjeve? Futbollistët nuk janë të shkëlqyeshëm. Ata pëlqejnë ta bëjnë vetë”.
Duke folur për gazetën serbe të “Srbija danas”, ajo tha: ” Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll”.
Sulejmani gjithashtu ngriti çështje e të qenët grua e një futbollisti, pasi ajo insistoi që edhe pse gjithmonë do ta dojë Xhemailin për të qenë babai i djalit të tyre, ajo nuk e pëlqen atë më si person.
Ajo shtoi: “Kam takuar burrin tim në kohën kur u bëra Miss Albania. Kur ai më tha se ishte një futbollist mendova, nuk dua të jem me ty”.
“Sot, kur unë jam një grua e lirë dhe e lumtur, thjesht kuptova se sa e vështirë është jeta e gruas së një futbollisti. Ju neglizhoni jetën tuaj, ju ndryshoni vendet, qytetet, punët. Unë e dua atë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe e respektoj. Unë dua që ai të bëjë çfarë të dojë, por nuk më pëlqen më”.