Morena Taraku nga Bentley në elefant
Morena Taraku po i shijon pushimet në Tajlandë.
Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku, ndodhet me pushime në Tajlandë.
Nga atje ajo me ndjekësit në Instagram po ndan fotografi të ndryshme në të cilat shfaqet provokative e veshur me bikini.
Fillimisht ‘ndezi’ rrjetin me video nga dushi e tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Në foton më të re shihet sipër një elefanti ndërsa të pasmet i ka vënë në fokus.
“Emri i tij ishte Choo. Ai ishte shumë i lezetshëm, elefant”, ka shkruar Morena pranë postimit të fotografisë.