Kosova pa aktivitete në ditën ndërkombëtare kundër dhunës (VIDEO)
Sot më dy tetor në mbarë botën sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të 15 qershorit të vitit 2007 festohet dita ndërkombëtare kundër dhunës.
Kjo ditë që u caktua më 2 tetor përkon me ditëlindjen e politikanit, i cili luftoi për drejtësi dhe paqe në Indi dhe botë, Mahatma Gandi.
Kjo festë reflekton respektin universal që Gandi ka frymëzuar dhe forcën dhe rëndësinë e filozofisë së tij.
Aktualisht, toleranca po sfidohet në shumë pjesë të botës. Luftërat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, diskriminimi, terrorizmi, trafikimi njerëzor dhe dhuna ndaj grave kërcënojnë me miliona njerëz.
E pa u prekur nga dhuna nuk ka mbetur as Kosova. Por, sot nuk ka pasur ndonjë aktivitet të organizuar nga institucionet, si shenjë vetëdijësuese për qytetarët.
Kohën e fundit në Kosovë, dukuria e dhunës është e shfaqur bukur shumë dhe në forma të ndryshme.
Ndërsa qytetarët shprehen se është shqetësuese përhapja e kësaj dukurie.
Një tjetër qytetar thotë se mos dënimi adekuat ndaj dhunës ka ndikuar qw mos tw ketë vetëdijesim.
Bile disa ta thonë që njëra nga format më të përhapura në Kosovë është dhuna ndaj grave.
Sipas statistikave të policisë së Kosovës në vitin 2017’të kishte 1269 raste të dhunës në familje.
“Në vitin 2017, numri i rasteve të dhunës në familje të raportuar në polici është 1269. Viktima (vajza, gra) si pasojë e dhunës në familje për vitin 2017 janë 958, viktima meshkuj si pasojë e dhunës në familje për vitin 2017 janë 261”, thuhet në statistikat e policisë.
Ndërkaq, vitin që e lamë pas, numri i rasteve të raportuara ka pësuar rritje.
“Numri i rasteve të dhunës në familje të raportuar në polici gjatë vitit 2018 është 1496. Viktima (vajza, gra) si pasojë e dhunës në familje për vitin 2018 janë 1016, viktima meshkuj si pasojë e dhunës në familje për vitin 2018 janë 265./FaktePlus/