Asfalti tjetër në të cilin mbiu bari (Foto)
Në Kosovë vazhdon të bëhen investime të mëdha në asfaltimin e rrugëve nëpër qytete e fshatra. Miliona në vit shkojnë vetëm për asfalt, gjë që ka bërë që të ketë edhe kritika të shumta në drejtim të ekzekutivit për orientim në asfalt.
Mirëpo, ani pse po derdhën miliona për asfaltimin e rrugëve, kualiteti i tyre në shumë raste po del të jetë i dobët.
Madje, aq të dobëta po shtrohen sa që brenda pak muajve po del bari në mes të rrugës së shtruar me asfalt.
Bari në mes të rrugës ka dal edhe në një nga rrugët e fshatit Shtrubullovë të komunës së Drenasit, ani pse e shtruar para gjashtë muajve.
Shumë herë janë akuzuar institucionet që japin tenderë për rregullimin e rrugëve se po i marrin përqindjet në secilin tenderë. /FaktePlus