Sa i kushtoi Komunës së Klinës “Bari në asfalt”?
Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti. Bimëve iu deshën më pak se pesë muaj për të shkatërruar asfaltin.
Asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës, në dhjetorin e vitit të kaluar. Por pa kaluar gjysmëviti, problemet për vendasit u rikthyen.
E për ta shtruar këtë asfalt komuna e Klinës ka shpenzuar hiç më pak se 92 mijë e 238 euro, shkruan FaktePlus.
Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania ” I & B – Group ” SH.P.K.. Kjo kompani dhe komuna e Klinës kontratën për këtë tender e kanë nënshkruar më 06.11.2018.
“Maro asfalt si petë laknori e vidh sa të mundesh?!. Shikoje se çfarë asfalti është bërë në fshatin Çabiq të Klinës”, ka shkruar Zeka në Facebook, ndërsa ka postuar dhe dy foto. /FaktePlus/.