Kouchner dhe Liria e Kosovës
Liria e Kosovës është ne themelet e familjeve shqiptare. Që nga mbrojtja e pragut të shtëpisë e deri tek organizmi i UÇK-së, shumë familje u bënë kurban i lirisë se Kosovës.
Familjet shqiptare me ato mundësi që kishin kundërshtuar regjimin okupues Serb.
Mirëpo, familja e cila është emblemë e sakrificës për liri të popullit shqiptarë është familja Jashari.
Kam pasur rastin që të jem pjesë e delegacionit të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën z. Bernard Kouchner në cilësinë e Kryetarit të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrit të Rinisë i emëruar pikërisht nga ai.
Isha me të ne vizitën tek Kulla e Jasharëve, me ç ‘rast u pritëm nga Kryefamiljari z. Rifat Jashari.
Gjate vizitës kur ai e pa me sytë e tij sakrificën e familjes Jashari, z.Kouchner tha: ‘’ Sikur të kishte çmim Nobel për Liri, ai do t’i takonte familjes Jashari’’.
Mirënjohje të përjetshme familjes Jashari dhe familjeve shqiptare.