Radio – “Shejtani i shtim në kuti”
DITA E RADIOS – Radioja në familjen time
Si zbulues i patentuar i radios merret Nikolla Teslla ne vitin 1897. Radiostacionet me emitime te rregullta të programit kanë filluar nga viti 1920, dhe ky ka qenë një revolucion i vërtet në lëmin e informimit, duke bërë të mundur përçimin e zërit dhe informatave në terë globin.
Ne familjen tone babi im e ka sjell kete radio ne vitin 1960 apo 1961 nuk me kujtohet sakte. Ishte nji gezim i papar dhe nji mrekulli qe vinin te gjithe fqinjet per ta pa dhe ndigjue. Pleqet dhe plakat qe ishin ne moshe te shtyme, ishin kunder radios pasi qe konsiderohej si shejtan i shtim ne kuti.
Plaka Mehreme, fqinja e jone qe e kishte nemen si sanksion ndaj femive te saj kur ata bajshin probleme, kur erdhi te ne e nana ime e leshoj radion se ishte koha kur kishte muzike, inxhja Mehreme filloj me ra istikfar duke thane shyme ate te mallkume se vet dreqi asht mbrenda ne ate kuti.
Me kujtohet qe babi im e ndigjonte “Zanin e Amerikes” ne gjuhen serbokroate dhe i komunikojshin lajmet me musafiret e shumte qe vinin, posaqerisht per ta ndigjue radion. Ne kujtesen time ka mbet kriza e Kubes e vitit 1962, dhe lajmet qe i ndegjonte baba e qe u komentojshin per nji lufte eventuale botenore shkatrruese qe mund te ndodhte.
Atehere isha 8 vjeqar dhe ne koken time bluajsha shume mendime dhe analiza se si asht e mundun qe vete njeriu ta shkateroj vetvehten gjegjesisht boten. Zgjidhja e krizes se Kubes ne nji mbramje kur u muar lajmi se fuqite e medha u muaren vesh, u festue me fetyra te qeshura dhe me nga disa gota raki nga te pranishmit qe ishin duke i ndigjye lajmet me shume perkushtim.
Vrasja e Kryetarit te SHBA-ve Jon Kenedit ne vitin 1963, pashtu ishte nji rast i ngulitun ne mendjen time duke ju falenderue radios. Programin emetues te radios e mesuam permendesh, dhe me padurim e tane familja e pritshim kohen kur ishin pershendetjet dhe urimet, ku zakonisht urimet shkonin me kange popullore te kendume nga Qamili i Vogel, Nexhmije Pagarusha etj, kurse qershiza ne torte ishin kanget folklorike, e sidomos ajo per Hajredin Pashen.
Te shtunden apo te dielen ne mbramje, nuk me kujtohet sakt cilen dite, ishte nji emision “mbramja gazmori”, dhe e gjithe familja afroheshim te radioja per ta ndigjue kete emision humoristike. Si perle e ketij emisioni humoristike ka qene Mixha Rame(Fitim Domi). Personazhin e tij e pat fillue si mixha Ramadan, po pas ankeses se disave me kete emen, e nderroj ne mixha Rrahman dhe prap kishte ankesa nga ata qe e kishin kete emen dhe ne fund kaloj te emni mixha Rame. Po e ceku kete rast per me ilustrue nivelin kulturor te asaj kohe, kur njerezit ndiheshin keqe nese nji aktor humoristik aktronte duke perdor nji emen qe dikush e kishte. Babi im i ka preferue kanget e vjetra qytetare, sidomos ato te kendume nga Qamil Muhaxheri(Qamili i Vogel).
Tregohej nji barcolete ne ate kohe, kur nji grue e ngazellyme duke e ndigjue kangen e Qamilit, thote: “O Qamil ta lumsha gojen”, me te ndegjuar burri i saj kerset belaja, dhe perplasja dhe e thyemja e radios. Ne shume familje grate nuk kishin qasje te radioja, pasi qe ajo vendosej ne ode te burrave, dhe grate mund ta ndegjonin radion vetem kur nuk ishin burrat ne shtepi(inkognito). Naten e ndrimit te moteve radio programi ishte i larmishem me muzike e humor dhe e gjithe familja me musafir grumbulloheshim pran radios duke ndigjue e festue.
Ka qene tradite ne ate kohe qe ne oren 12, ne çastin e ardhjes se vitit te ri, te ndalej rryma(dritat) per pak sekonda. Ndalja e dritave ishte shenje qe kemi hy ne vitin e ri, me ç’rast fillonin te shtinin me arme zjari. Per ne femijet kjo ishte nji ndjenje e veqant dhe kete moment e pritnim me padurim duke numerue se cili nga fqinjet apo nga ne po shtim ma shume me arme. Per disa minuta u krijonte nji atmosfere lufte me ere te barutit qe ta zinte frymen, kanonadat dhe rafalet e armeve ndiheshin ne te gjitha anet, babi im nuk na linte me dal ne obor se frigohej se do te na marr ndonji plumb qorr.
Radioja ne ate kohe ishte gjithçka, informim, dritare nga e cila e shifshe boten, komunikim, relaksim, ishte pandan i internetit sote.
Kur erdhi televizioni ne Prishtine, thonin po shkojme ta shofim nji radio ne te cilen pos zanit, e shef edhe spikerin duke fole si ne bioskop(kinema).