Ia nuhati kancerin: Bebja ia shpëton jetën mamasë
Ia nuhati kancerin: Bebja ia shpëton jetën mamasë
Një bebe ia shpëtoi jetën mamasë së saj pasi refuzonte të ushqehej me gji. Claire Granville, 40 vjeç, nga Britania, thotë se vajza e saj nuk pranonte të pinte qumësht nga gjiri i djathtë.
Ajo kishte të drejtë pasi poshtë thithkës kishte një tumor të madh. Matilda ushqehej me dëshirë nga gjiri tjetër, duke bërë që infermierja Granville të shkojë tek mjeku.
Atje zbuloi se ajo kishte një tumor 10 centimetër pas thithkës së djathtë. Pas kimios dhe mastektomisë, ajo e ka mundur sëmundjen vdekjeprurëse.
Mamaja është e lumtur që i besoi instinktit të vajzës së saj, që i shpëtoi jetën. Ajo kishte dëgjuar se ka disa kafshë që e nuhasin kancerin, por nuk e kishte menduar se këtë do e bënte vajza e saj.