Hoti: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, unë do ta kryesoj
Kështu ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, derisa ka shtuar se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialgoun me Serbinë.
“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.
Krahas kësaj në mbledhjen e ekzekutivit u votua “ Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa i përmendur emrat e tyre.
I pari i qeverisë komentoi edhe shfuqizimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij shumë shpejtë do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për t’i proceduar bë Kuvend.
“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Kabineti qeveritar morri vendim edhe për sistemimin e përkohshëm strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit, derisa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Evropiane.
Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme.