Franca regjistroi rreth 88.000 raste të reja me COVID-19
Franca ka regjistruar rreth 88.000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, që është numri më i madh i të infektuarve të ri në vend që nga fillimi i pandemisë.“Shifrat e sotme nuk janë të mira,” tha ministrja e Shëndetësisë Olivia Veran në një konferencë për media, raporton Reuters.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan gjithashtu se Franca regjistroi 179 vdekje të tjera, ndërsa numri i pacientëve të infektuar në njësitë e kujdesit intensiv arriti në 3208, që është 61 më shumë se një ditë më parë.
Presidenti Emmanuel Macron shpreson se fushata e imunizimit me një dozë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit do të ndihmojë në frenimin e valës së pestë të pandemisë që ka goditur vendin.Ai gjithashtu u bëri thirrje sot francezëve që “të kujdesen për njëri-tjetrin” dhe të testojnë në institucione apo në shtëpi përpara se të takohen me njerëz të afërt, përballë valës së pestë të COVID-19 dhe variantit omicron.