Zyrtari i VV-së paralajmëron protesta nëse s’votohet Qeveria Kurti
Boiken Abazi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka paralajmëruar protesta dhe rrëzim të çfarëdo qeverie që ndërtohet nga pushteti i vjetër.
Ka thënë se deputetët e Parlamentit e kanë në dorë nëse do të votojnë për ndryshim apo për protesta dhe rrëzim qeverish.
“Kuvendi i Rëpublikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka shkruar Abazi, ne profilin e tij në Facebook.
Ky është paralajmërimi i parë për protesta anipse Vetëvendosje ka kohë që s’ka mbajtur organizime dhe kundërshtime të politikave. Herën e fundit kishte protestuar kundër Kryeprokurorit Aleksander Lumezi por kishte dështuar të mbledhtë shumë njerëz./FaktePlus