Zyrtari i VV-së fillon linçimin e Avdullah Hotit
Hysamedin Feraj, zyrtar i Vetëvendosjes nga Shqipëria, ka nisur një fushatë kundër Zëvendëskryeministrit të Parë, Avdullah Hotit, duke i kërkuar shpjegime pse duhet ndihma e Richard Grenellit.
Feraj ka thënë se Hoti duhet të shpjegojë nëse Kosova po dëshiron të bëhet pjesë e Serbisë.
Gjithë kjo fushatë e zyrtarit të VV’së po bëhet pasi Avdullah Hoti doli kundër heqjes së pjesëshme të taksës. Tha se ajo duhet të hiqet plotësosht siç po kërkon Amerika. Të njëjtin qëndrim e tha sot edhe Isa Mustafa kur kërkoi që taksa të hiqet të hënën.
Mirëpo, kjo gjuhë e LDK’së s’po i pëlqen Ferajt.
“Tani Hoti po na thotë se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, ka shkruar Feraj, në reagimin në FB.
Ky zyrtar i VV’së e ka analizuar gjuhën e Hotit duke e klasifikuar se është kundër traditës rugoviane.
“Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore. Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë”, ka shtuar ai.