Zyrtari i PDK-së e ofendon Vjosa Osmanin në bazë të peshës së saj
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka bërë një status të ulët në drejtim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Duke përmendur zgjedhjen e saj si kryeparlamentare, ai theksoi se Osmani nuk arriti të humbë asnjë kilogram pas “vrapimit” në drejtim të Listës Srpska.
“Me u myt tu vrapu nëpër korridore të parlamentit mas votave të Listës Serbe, edhe mos me hup asnjë killë e me u dobësu, veq te Vjosa Osmani e sheh këta 😜😂”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së në Prishtinë në Facebook.