Zyrtari i MEPTINIS: Pakon e re fiskale po e analizojmë, s’mund ta bëjmë publike
Edision Jakurti, zëvendësministër në detyrë në MEPTINIS ka folur për problemet ekonomike që po kalon Kosova në luftën ndaj pandemisë.
Jakurti thotë se problemi kryesor momentalisht është se nuk dihet sa mund të zgjatë situata me pandeminë, që të dihen efektet e pakove.
“Problemi kryesor që sot një ekonomisë e ka në analizimin e situatës është koha, ne fillimisht nuk e dimë sa ka me zgjat pandemia. Pakoja fillimisht ka qenë një ndërhyrje emergjente, sikurse një pacient kur futet në spital dhe kërkon ndihëm e parë”.
“Për me i matë të efektet e pakos jemi duke punuar edhe me një pyetësor që ka me pa qysh është situata. Kjo pako ka mbërri që me e minimizu postën, si në pjesën e punësimit”, ka thënë ai.
“Duhet me pas parasysh që në kohë të krizave është shumë e guximshme me dalë me projeksione. Çdo projeksion që del është para se të ndodhë dhe mundet me qenë i mirë vetëm sa janë supozimet, që duhet të jenë të bazuara. Nëse i shohim grupet si i ka targetu kjo pako mund të themi se ka pas një mbulueshmëri të mirë, për efektin duhet me pritë. Ajo çka shohim na është se kjo pako ka mbërri me bo stabilizim të gjendjes, tash është koha për fazën e rimëkëmbjes, e të ngritjes”, thotë ai.
Sa i përket pakos së re, ai thotë se të njejtën në këtë fazë nuk mund ta bëjnë publike.
“Pakoja nuk është bërë publike, unë jam njëri nga anëtarët, çka mundem me thanë është se ajo që ka ndodhë ndonëse ne po bëjmë krahasime me krizat e kalume, ne mund të bëjmë krahasime në aspektin e numrat po për nga natyra kjo krizë është shumë ndryshe nga krizat e kalume”.
Tre agjentët kryesor në Kosovë janë të goditur. E kemi fatin që natyra e krizës dallon nga krizat e ndaluar, në këtë rast sektori bankar nuk është në krizë, është një mundësi që të eksplorohen metoda të reja”, shtoi ai, teksa përmendi edhe kreditë që po planifikohen që të merren për menaxhim të situatës.
“Absolutisht, vetëm se kanë ardhë disa kredi. Mundësia e rritjes së borxhit të jashtëm është prezente, me ligj mundet me shku deri në 40%”, tha ai në T7.
“Ekzistojnë mundësitë përmes shitjes së letrave me vlerë, po kjo do ta rriste borxhin e brendshëm. Kjo nuk është qëllimi i qeverisë”.
“Ndonëse është një hapje graduale ka qenë një hap shumë i madh, sepse i kemi bashkërisht mbi 80% të punëtorëve që po kthehen në ekonomi dhe mbi 76% të ndërmarrjeve që po lejohen me u hap”, ka thënë ai, teksa ka përmendur edhe fazën e tretë të lehtësimeve”.
“Vendimet që i kemi marrë për mbylljen e disa veprimtarive, nuk kanë qenë të lehta, por në interesin e të gjithëve. Nuk kemi qenë të interesuar që të vëmë gjoba e të dënojmë, nuk kemi dashur t’i rëndojmë edhe më shumë bizneset, bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, me përjashtime të vogla”.
“Me fazën e tretë që me këtë plan është paraparë që të filloj me 1 qershor, parashihet që të fillojnë punën taksitë, gastronomia, tekstet e maturës, kinematë…”, shtoi ai.
Jakurti ka folur edhe për deklaratën e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimit për papunësinë.
“Duhet me pas parasysh që jemi me një situatë me fat që Ministri Bislimi është ministër i Financave, ai është ekonomisti më i mirë që është në Kosovë. Duhet me pa deklaratën e tij prej një këndvështrimi tjetër, ajo çka ka arritë me bo kjo pako fiskale është formalizimi i tregut të punës, ka vlerësime të ndryshme. Ka mbërri me u bo formalizimi i një pjese të mirë të tregut të punës”.
“I bien që 20% e punëtorëve kanë arritur me u formalizu në tregun tonë”, shtoi ai, teksa foli edhe për ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdarin”.
“Ministrja Hajdari nuk është pjesë e Vetëvendosje, nuk është anëtare, është profesioniste, ajo çka ka ndodhë me bordet e ndërmarrjet publike në përgjegjësi që sot janë në buzë të greminës. Është marrë vendim me u ndryshu këto borde, që tashmë kanë mandat të përkohshëm”, tha ai.