Zyrtare: Valon Berisha kalon në Bundesligën e Gjermanisë
Valon Berisha ka kaluar te Fortuna Dusseldorf.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Lazio shkaku i hapësirave të pakta dhe tani është huazuar në Bundesligë te Dusseldorf.
Berisha do të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit, por klubi gjerman më pas ka të drejt edhe opsionin e blerjes.
Tani, Berisha pritet që të luajë më shumë dhe ky është lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës që në mars luan play-offin e Ligës së Kombeve.
Fortuna Düsseldorf hat Mittelfeldspieler Valon Berisha verpflichtet. Der 26-Jährige kommt auf Leihbasis bis zum Saisonende vom italienischen Traditionsverein @OfficialSSLazio. Beide Vereine haben sich auf eine Kaufoption geeinigt.#f95 | 🔴⚪️ | #Berisha pic.twitter.com/GowXJxZioR
— Fortuna Düsseldorf (@f95) January 30, 2020