Zyrtarë të Komunës së Malishevës shpërndajnë maska dhe dorëza për qytetarët nëpër dyqane
Zyrtarët e Komunës së Malishevës, gjatë një vizite nëpër dyqane, markete dhe vende tjera, qytetarëve të cilët rastisën pa maska dhe dorëza, edhe pse numri i tyre ishte i pakët, ju kanë shpërndarë këto mjete mbrojtëse, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për përdorim.
Sipas njoftimit të kësaj komune, nënkryetari i Malishevës, Hajidn Berisha, deklaroi se janë në rrugë të mirë dhe duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj situate.
“ Të gjithë e kemi të vështirë, pasi sot e 39 ditë jemi në karatinë për shkak të kësaj situate, por tani kemi një situatë më të qetë dhe jemi në ditën e gjashtë pa të prekur me COVID-19, përderisa numri i të shëruarve po shkon duke u rritur çdo ditë, prandaj duhet të gjithë së bashku të punojmë në këtë drejtim, që Malishevës ti largohet masa e karantinës. Mbani maska, dorëza, mbajeni distancën fizike kur dilni për tu furnizuar, kushtoni rëndësi pastrimit të duarve, pasi momentalisht kjo është arma e vetme për ta luftuar këtë virus”, ka thënë Berisha, gjatë vizitave në markete.