Zyrtare: Mirlind Daku nënshkruan me Ballkanin e Suharekës
Mirlind Daku është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi shtatëgjatë ka nënshkruar me Ballkanin, duke u huazuar nga skuadra kroate, Ojisek.
Njoftimi i FC Ballkanit:
Mirësevjen Mirlind Daku,
Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci.
Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtarës U/21 të përfaqesues së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi.