Zyrtare: Lojtari i Kosovës largohet pas 6 vitesh nga skuadra
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paqarada ka konfirmuar largimin nga skuadra e Bundesligës 2.
“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë – Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Paqarada në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Paqarada ishte transferuar te Sandhausen në vitin 2014 nga Bayern Leverkusen II.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar edhe besimin e ish-selektorit Albert Bunjaki, dhe tashmë trajnerit Bernard Challandes te Kombëtarja A e Kosovës.