ZYRTARE: Ja kur luhet Maqedoni e Veriut-Kosovë
Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e sapombajtur, kanë dalë me vendim që ndeshjet e Ligës së Kombeve që do kompletonin 24 skuadra pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen në tetor, kurse finalet në nëntor.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 8 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.
Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 12 nëntor.