ZYRTARE: Florent Hadërgjonaj transferohet te Kasimpasa
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është transferuar në Superligën e Turqisë, te skuadra e Kasimpasa.
Skuadra turke ka arritur marrëveshje me Huddersfield për huazimin e Hadërgjonajt deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi këtë sezon në Championship kishte humbur minutazhën, duke u paraqitur në pak lojë, dhe atë në krahun e majtë.
Dëshira për të luajtur më shumë e sigurisht për të qenë në formën më të mirë për muajin mars kur Kosova zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Maqedonisë në Ligën e Kombeve, kanë bërë që 24 vjeçari të mendojë për gjetjen e një skuadre të re.
Në Superligën e Turqisë, Hadërgjonaj do të gjejë Loret Sadikun, të cilin do ta ketë shokë skuadra, dhe Vedat Muriqin, që paraqitet në radhët e Fenerbahce.
Gjatë karrierës së tij, Hadërgjonaj është paraqitur edhe për Inglostadt në Bundesligë, dhe Young Boys në Superligën e Zvicrës.