Zyrtare: FIFA anulon të gjitha ndeshjet, përfshirë këtu edhe Maqedoni – Kosovë
Koronavirusi tashmë ka përfshirë shumicën e vendeve të botës.
Aktualisht shumë ndeshje futbolli janë anuluar, madje edhe disa nga kampionatet më të mëdha evropiane kanë marrë vendimin që të pezullojnë misionin e tyre, shkruan IndeksOnline.
Edhe FIFA, gjatë mbrëmjes së sotme ka dalur me një komunikatë zyrtare për media.
Ku ndër tjerash është vendosur që të anulohen të gjitha garat e futbollit, kështu duke lutur klubet që të mos i lëshojnë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare.
Kjo do të thotë, se edhe ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës edhe zyrtarisht është anuluar.