ZYRTARE: Bledian Krasniqi rinovon kontratën me Zurichun
Mesfushori shiqptar, Bledian Krasniqi është rikthyer në FC Zurich pas huazimit të tij në Wil 1900.
Krasniqi ka vazhduar kontratën e tij me FC Zurich deri në verën e vitit 2024, 20 vjeçari ishte huazuar në FC Wil 1900 që nga sezoni 2019/2020 dhe ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në 70 ndeshje për skuadrën.
Edhe Drejtori sportiv i Zurich, Miranko Jurendic, u shpreh i kënaqur me progresin e Bledianit.
“Gjatë huazimit të tij, Blediani ishte i aftë të përmirësohej dhe tani është gati të bëjë hapin e tij të radhës. Blediani do të na ndihmojë me kreativitetin e tij në mesfushë”, deklaroi Jurendic.