Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Antonio Griezmann
Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e Antoine Griezmann
Tash e disa javë, Griezmann ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u lidhur ngushtë me një kalim tek Barcelona.
Mbrëmë është raportuar se katalanët kanë paguar klauzolën e lojtarit prej 120 milionë eurove, por sot faqja zyrtare e skuadrës ka njoftuar për zyrtarizimin e transferimit.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbaj në klub deri në qershor të vitit 2024.
Barcelona i ka vendosur lojtarit një klauzolë prej 800 milionë eurove.