ZYRTARE: Barcelona arrin marrëveshje me Pjanic
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2023/24, me një klauzolë lirimit prej 400 milionë eurosh, njofton faqja zyrtare e Barcës.
Boshnjaku do të qëndrojë me Juventusin deri sa të përfundojë sezoni 2019/20.
Pjanic e nisi karrierën te Metz në vitin 2007, për të vazhduar te Lyon, Roma dhe së fundmi te Juve.