Zyrtare: Arbër Zeneli do të operohet, mungon 7-9 muaj
Arbër Zeneli kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së javës së kaluar të Kosovës me Malin e Zi.
Sulmuesi i përfaqësueses sonë kishte braktisur fushën e blertë me dhimbje të madhe në takimin që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
Lojtari tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se duhet të operohet se do të mungojë mbi shtatë muaj.
Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.
“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor të klubit, Zeneli do ketë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftim të skuadrës franceze, Reims.
Ndryshe, 24-vjeçari në sezonin e parë te ekipi i Ligue ka pasur pesë paraqitje dhe ka shënuar një gol.