Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj kishte shpenzuar mbi 17 mijë euro në dy dreka zyrtare
Zyra e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj kishte shpenzuar plotë 17 mijë e 150 euro vetëm në dy dreka zyrtare
Këto të gjetura janë bërë të ditura nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Njëra ishte në vlerë 8 mijë e 400 euro dhe tjetra në vlerë 8 mijë e 750€ euro.
Drekat e darkat e shtrenjta të Haradinajt, që tani është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk janë arsyetuar, ka gjetur Auditori.
“Në dy pagesa të testuara për dreka zyrtare, njëra në vlerë 8,400€, dhe tjetra në vlerë 8,750€, përveç faturave me mbishkrimet se shpenzimet kishin të bënin me rastin e organizimit të pritjeve/koktejeve të caktuara, nuk kishte raport pranimi, e as listë të pjesëmarrësve apo axhendë të bashkangjitur të ngjarjeve”, thuhet në raport.
“Kjo kishte ndodhur si rezultat i neglizhencës së kabinetit në arsyetimin e shpenzimeve dhe komunikimit jo efektiv mes kabinetit dhe zyrës së financave. Ndikimi Shpenzimet për dreka zyrtare, pa siguruar dëshmitë e mjaftueshme për qëllimin dhe shfrytëzuesit e shërbimeve, rritë rrezikun që paratë publike të shfrytëzohen për qëllime jo zyrtare”, thuhet tutje në raport.