Zyra e BE-së: Emërimi i noterëve të rinj, detyrë e qeverisë së re
Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se Qeveria aktuale e cila është në detyrë, duhet të përmbahet nga emërimi i noterëve të rinj dhe se kjo detyrë duhet t’i lihet Qeverisë së re
Përmes një komunikate kjo zyrë ka thënë se ka qenë gjithmonë mbështetëse e Profesioneve të Lira Ligjore dhe i ka ndihmuar autoritetet në forcimin e tyre në kuptimin e numrit dhe statusit.
“Procesi i ligjshëm dhe i rregullt i emërimit të noterëve është especial për besimin që i jep shoqëria atyre”, theksohet në njoftim./FaktePlus