Zyberaj: Thaçi po gabon ndaj Lajçak
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po gabon me qasjen e tij ndaj të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Thaçi tha sot se s’është i informuar që Lajçak do ta vizitojë Kosovë dhe se ai duhet ta kuptojë që Kosova është shtet sovran.
Kurse Zyberaj përmes ‘Facebook’ tha se s’ka vend për populizma e dramë, porse duhet bashkëpunim me BE-në e SHBA-në.
“Qasja e Presidentit ndaj z Lajçak duhet të ndryshoj, ai përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës, udhëheq politikën e jashtme dhe përfaqëson Kosovën në botë dhe ai duhet të angazhohet me të gjithë akterët që i shërbejnë interesave të Kosovës, dhe është interesi i Kosovës që të punojë me BE dhe z. Lajçak, siç kemi bërë në 10 vitet e fundit në procesin e Brukselit. S’ka vendi kohë për populizma edhe drama më”, shkroi Zyberaj, përcjell FaktePlus.
Zyberaj tha tutje se vendi i Kosovës është në BE porse për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë, besimi është tek ShBA-ja.
Postimi i plotë:
Thaçi po gabon ndaj Lajçak
Kosova është një vend që ka shërbyer si një model i unitetit trans-atlantik. Bota ka ndryshuar dhe do të ndryshojë më shumë.
Por Kosova duhet të mbetet e përkushtuar të punojë me BE dhe Shtetet e Bashkuara, kjo do të thotë gjithashtu të punojë me të Dërguarin Special të BE Miroslav Lajcak. Vendi i Kosovës është në BE dhe ne duhet të punojmë me Evropianët. Por besimi ynë është te SH.B.A. për arritjen e një marrëveshje paqeje me Serbinë arsye historike dhe politike që dihen.
BE më së shumti bashkohen me SH.B.A. në këtë përpjekje për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe për të arritur njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Është koha e fundit që zërat që janë kundër procesit të udhëhequr nga SH.B.A. dhe ata që kundërshtojnë rolin e BE-së për të ndaluar në Kosovë dhe për t’u bërë konstruktiv dhe realist në lidhje me pritjet e popullit të Kosovës. Qasja e Presidentit ndaj z Lajçak duhet të ndryshoj, ai përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës, udhëheq politikën e jashtme dhe përfaqëson Kosovën në botë dhe ai duhet të angazhohet me të gjithë akterët që i shërbejnë interesave të Kosovës, dhe është interesi i Kosovës që të punojë me BE dhe z. Lajçak, siç kemi bërë në 10 vitet e fundit në procesin e Brukselit. S’ka vendi kohë për populizma edhe drama më.