Zvicra në gjendje “shumë shqetësuese” me COVID-19
Zvicra vazhdon të jetë në gjendje shqetësuese me COVID-19.
Zvicra nuk mund të lejojë një valë të tretë të koronavirusit, ka thënë ministri i shëndetësisë Alain Berset, duke e quajtur situatën “shumë shqetësuese” pasi nivelet e infeksionit arritën në një nivel të lartë, raporton The Guardian.
Ai tha se vendi mund të ketë nevojë të forcojë kufizimet.
Qeveria do të diskutojë të premten qasjen e saj për të luftuar pandeminë.
Infeksionet me koronavirus u rritën me 4,455 në ditë, treguan të dhënat nga autoritetet shëndetësore zvicerane.