Zvicra në epërsi, Shaqiri maestral
Zvicra e ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj serbisë.
Helvetikët kanë rikthyer epërsinë pasi kanë shënuar golin e tretë në këtë sfidë.
Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga ylli i madh kosovar, Xherdan Shaqiri.
Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.
Kujtojmë që në pjesën e parë për Zvicrën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Breel Embolo.