Zvicra ndalon në kufi një veturë të mbushur me 23 anëtarë të familjes
Policia tha të martën se ishte “e habitur” kur gjeti një SUV në kufirin zvicerano-gjerman të mbushur me 23 anëtarë të së njëjtës familje.
Seat Alhambra me shtatë ulëse, që mbante anëtarët e një “familjeje të zgjeruar” në rrugën e tyre nga Polonia për në kryeqytetin zviceran Bernë, u ndalua nga një doganier të hënën në mëngjes, sipas policisë gjermane, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Zyrtari zviceran ishte “sigurisht i mahnitur” nga zbulimi i tij në kufirin midis qytetit gjerman të Weil am Rhein dhe qytetit të Bazelit, tha policia në një deklaratë.
Familjes, e cila përfshinte nëntë të rritur dhe 14 fëmijë, iu ndalua për një kohë të shkurtër hyrja në Zvicër dhe autoritetet gjermane u “njoftuan”, shtohet në deklaratë.
Megjithatë, pasi të gjitha dokumentet u plotësuan, familja u lejua të hynte në Zvicër, por “jo të gjithë në Seat Alhambra”, tha policia.
Shoferi i automjetit, një banor në Zvicër, mund të “pritet të marrë një gjobë” për transportimin e pasagjerëve “plotësisht të pasiguruar” në automjetin e tij, tha policia gjermane.