Zvicër- Serbi, pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë
Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Zvicër – serbi.
Ka qenë një pjesë e parë spektakolare që është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Xherdani i Kosovës, ishte i pari që hapi serinë e golave duke shënuar një gol fantastik në minutën e 20-të për 1-0.
Serbët realizuan dy gola të shpejtë për të kaluar përkohësisht në epërsi.
Por në minutën e 44-të sfida u barazua me Breel Embolon që u gjet bukur në zonë pas asistimit nga Widmer për 2-2.
Festa e Xherdanit është ajo që bëri bujë të madhe, pasi gjilanasi iu tha tifozëve të heshtnin dhe iu tregoi mbiemrin e tij shqiptar.