Zvicra ashpërson masat kundër valës së dytë të COVID-19
Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa më të rrepta për ta parandaluar valën e dytë të COVID-19 që po e godet vendin.
Ndër të tjera, këto masa përfshijnë edhe bërjen obligative të mbajtjes së maskës si dhe ndalimin e tubimeve në shkallë të gjerë, shkruan Reuters.
Grumbullimet me më shumë se 15 persona në vende publike do të ndalohen nga e hëna dhe maskat duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike.
Detyrimi për të mbajtur maskë vlen edhe në dyqane, banka, kisha dhe kinema, ka bërë të ditur qeveria zvicerane.