Zv/kryeministri dënon gjuhën e Presidentit ndaj Vjosa Osmanit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri thotë se është e papranueshme gjuha e Presidentit Hashim Thaçi ndaj familjes së kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Tahiri në t7 ka thënë se prej kujtdo që vjen një gjuhë e tillë duhet të ndalet sepse, sipas tij, nuk mund të sulmohet asnjë figurë politike përmes familjes.
Teksa ka dënuar gjuhën e përdorur nga presidenti karshi kryeparlementares, zv.kryeministri shton se përdorimi i një gjuhe të tillë është rezultat i mungesës së ligjit për Lustracion.
Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë në Klan Kosova ka thënë se babai i kryeparlamentares ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.