Zv. Kryeministri Abazi ka një mesazh për Presidentin Thaçi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i ka dërguar një mesazh Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Abazit, Thaçi e ka të vështirë të besoj që “Erdhi Dita”, slogan zgjedhor ky i Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.
“E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti”, ka thënë Abazi.
Tutje, Abazi thotë që qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurtë e kjo nuk duhet të pengohet.
“Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt. Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë”.