Zv.kryeministrat diskutojnë për furnizime me barna dhe ushqime
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe ministren Rozeta Hajdari, kanë mbajtur takim koordinues me Odat Ekonomike në Kosovë, Odën Amerikane, Odën e Afarizmit, Klubin e Prodhuesve, Guvernatorin e BQK-së, si dhe drejtorin e KEDS-it, për koordinim më të mirë për të menaxhuar situatën emergjente rreth koronavirusit.
Objektivi kryesor i këtij takimi ishte që të diskutohen çështjet si:
- Furnizimi i qytetarëve me produkte të nevojshme ushqimore dhe farmaceutike;
- Informimi i duhur që të evitohet paniku te qytetarët;
- Mbrojtja e sektorëve ekonomikë dhe operatorëve që furnizojnë me produkte ushqimore dhe me lëndë të parë;
- Çështjet e transportit që furnizojnë Kosovën me produkte ushqimore dhe farmaceutike;
- Çështjet e furnizimit me energji elektrike;
- Plani operativ i BQK-së që të mbështesin operatorët ekonomikë si dhe të ruhet likuiditeti në vend./FaktePlus