Zotimet e Ramush Haradinajt (Video)
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka dhënë disa zotime para qytetarëve të vendin në rast se merr edhe një herë besimin për të qeverisur me Kosovën.
Haradinaj është zotuar se do të angazhohet maksimalisht për zhvillimin e Kosovës në çdo drejtim.
“Në këtë udhëkryq për Kosovën duhet të veprojmë me vendosmëri, duhet ta mbrojmë dinjitetin e shtetit tonë. Këtë ja kemi borxh popullit të Kosovës, i cili përkundër pengesave të mëdha ka treguar potencial të jashtëzakonshëm. Ky potencial e meriton heqjen e izolimit, sepse e meritojmë dhe do ta kemi lëvizjen e lirë në Evropë”, ka thënë ai.
Haradinaj është zotuar se do të ruaj tërësinë territoriale të Kosovës dhe se me atë kryeministër nuk do të ndahet Kosova dhe 17 shkurti mbetet i paprekshëm.
Ai ka shtuar se mes tjerash se në qeverisjes e ardhshme të tij, qytetarët e Kosovës do ta kenë të siguruar trajtimin shëndetësor.
Haradinaj tha se do të finalizohen edhe projektet në sektorin e energjetikës, do të ketë rritje të investimeve në bujqësi,dhe fusha tjera.
Për më shumë shihni videon ku jepen zotimet: