”Zjarri në Notre Dame u shkaktua nga një defekt elektrik ose një cigare”
Sipas rezultateve të hetimit paraprak që sapo ka përfunduar në Paris, asnjë prej elementeve nuk mundëson që të vlerësohet hipoteza e origjinës së qëllimshme apo kriminale në hetimin mbi zjarrin që dëmtoi një pjesë të katedrales së Notre Dame.
Mes arsyeve të mundshme, Prokuroria e Parisit konfirmon mundësinë e një problemi në sistemin elektrik ose për shkak të një cigareje që nuk është fikur mirë.