Zjarri ia merr edhe banesën 30- vjeçarit që jetonte në skamje (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm një zjarr i madh e ka bërë shkrumb e hi një banesë afër tregut të gjelbër në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Kanë mjaftuar më pak së një orë që flakët të mos i lënë asgjë Enisit 30 vjeçar, i cili jetonte i vetëm e në kushte të rënda dhe që tre muaj pa energji elektrike, shkruan FaktePlus.
Ai përveç që mbeti pa asgjë, mori edhe lëndime të rënda, ku edhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Por, pavarësisht lëndimeve, falë banorëve ai arriti të shpëtohet.
Ishte Diamant Jusaj, dëshmitar i rastit, i cili tregon në tërësi ngjarjen se si ka arritur ta shpëtojë viktimën brenda banesës.
Ndërsa, dëshmitari tjetër Afrim Gashi tregon se ka qenë jashtë kur e kanë thirrur për të ndihmuar në hapjen e derës së banesës që digjej.
Për ngjarjen e sotme, e cila u kthye në lajm në gjithë vendin ka folur edhe Latif Zeka nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
E, për gjendjen e Enisit ka folur mjeku specialist i Emergjencës, Sinan Musliu.
Nga djegia e kësaj banese lëndime më të lehta kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor në vendin e ngjarjes./FaktePlus