Zidane tregon se a do të largohet Bale nga Real Madrid
Deri para disa ditës francezi e dëshironte Bale larg skuadrës së tij mirëpo ai duket se ka ndryshuar mendim për largimin e futbollistit.
“Dukej që Gareth do të largohej, dhe ai është këtu me ne,” tha Zidane. “Gjërat mund të ndryshojnë dhe tani do t’i besoj, si të tjerët.
“Ai ka një kontratë, është një lojtar i rëndësishëm, dhe shpresoj se të gjithë lojtarët dëshirojnë t’i bëjnë gjërat më të vështira për mua për të zgjedhur ekipin”, transmeton Indeksonline.
Një tjetër sulmues që pritej të largohej kishte qenë James Rodriguez , por Zidane zbuloi gjithashtu se ekziston hapësirë për kolumbianin në skuadrën e tij.
“James është i aftë dhe unë jam i lumtur që e kam atë në skuadër,” tha ai “.