Zidane tenton t’u shmanget pyetjeve për Pogban dhe Neymarin
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tentoi t’u shmanget spekulimeve për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, dhe sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, gjatë konferencës për shtyp.
Afati kalimtar mbetet i hapur për klubet spanjolle deri më 2 shtator dhe ballinat e gazetave spanjolle janë të mbushura me spekulime për prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, Zidane nuk ishte ne disponim për t’i nxitur këto spekulime në konferencën e tij të fundit, të cilën e mbajti sot.
“Neymari nuk është lojtar i Real Madridit. Më e rëndësishmja këtu janë lojtarët që i kemi në skuadër. Pauli është një lojtar që luan për Manchester Unitedit, duhet ta respektosh këtë gjë”, ka thënë Zidane.
“Jam i lumtur me lojtarët që i kemi. Vetëm jam i përqendruar te ndeshja e nesërme, asgjë tjetër”.
“Jemi gati dhe dëshirojmë të luajmë mirë. Unë i kam lojtarët më të mirë, gjithmonë e kam thënë këtë gjë. E vetmja që për të cilën po shqetësohem është se çfarë do të bëjmë nesër”, transmeton Express.
Për Neymarin besohet se do ta preferonte transferimin në Barcelonë, mirëpo AS raporton se ai është i gatshëm ta pranojë kalimin në Real Madridi nëse katalonasit s’arrijnë marrëveshje me Paris Saint-Germainin këtë verë.
Në anën tjetër, pas tentimeve të Manchester Unitedit për t’i shuar spekulimet për Real Madridin, vëllai i mesfushorit francez, Matthias Pogba, i ktheu sërish në vëmendje ato spekulime me deklaratat e tij.