“Zidane nuk kupton asgjë nga futbolli… fitoi se kishte engjëllin mbrojtës”
Portieri legjendar argjentinas, Hugo Gatti, që ka mbrojtur portën e Boca Juniors për më shumë se 10 vite, ka sulmuar rëndë trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane, gjatë trasmetimit të programit “El Chiringuito”.
“Zidane nuk ka bërë asgjë kur fitoi Real Madrid. Është gjithmonë i njëjti Zidane, nuk kupton asgjë nga futbolli. Kishte Cristiano Ronaldon si engjëll mbrojtës, ja pse fitoi”, akuzoi Gatti.
“Nëse nuk ndryshon idenë e tij të lojës, dhe mendoj se nuk do ta bëj kurrë për shkak se i mungojnë idetë, atëherë do të jetë shumë e shëmtuar për atë”, deklaroi argjentinasi.