Ziadin Zela: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, nuk jemi të hedhur andej
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka thënë se ai angazhohet për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në atë vend.
“Misioni jonë është përfaqësimi dinjitoz i popullit shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët nuk janë hedhur andej po jemi autoktonë. Popujt autokton dihet se si trajtohen në të gjitha shtetet europiane. Rotoromanët në Zvicër e dijmë çfarë të drejta kanë dhe statusin e tyre të veçante brenda federatës”, tha Sela në pressing.
Sela po ashtu thotë se shqiptarët duhet që të bashkohen në zgjedhjet e ardhshme, jo në atë mënyrë që të krijojnë monizëm por që të dalin më të fortë.
Ai po ashtu tregon se nuk po afrohet me VMRO-DPMNE, akuza të cilat i janë dhënë pasi që ka kritikuar disa herë kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni pritet të mbahen në prill.