Zhveshet për të tërhequr vëmendjen, Bebe Rexha inkurajon fansat të qëndrojnë në shtëpi
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk ndalon duke i inkurajuar ndjekësit e saj që të qëndrojnë në shtëpi.
Kësaj radhe, për të fituar në masë të madhe vëmendjen e audiencës, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi ku shfaqej e zhveshur dhe duke mbajtur një pankartë në dorë.
“Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen, shoqërinë, familjen dhe fansat”, ishte mbishkrimi pankartës me të cilën Bebe e kishte mbuluar trupin.