Zhdukja e helikopterit të NATO-s dalin detajet e para të operacionit
Një alarm u dha pak para orës 9 sonte në mbrëmje kur u raportua se një helikopter i NATO-s kishte humbur nga radarët në zonën e ishullit grek të Kefalonias në detin Jon. “Protothema” shkruan se helikopteri humbi lidhjen me radarët rreth 85 km larg Kefalonias.
Helikopteri i përket forcës së frigatës kanadeze Fredericton, nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte. Frigata i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s. Sipas raporteve nga mediat greke, gjashtë persona ishin në helikopter, e për fatin e tyre nuk dihet gjë.
Ndërkohë ka nisur një operacion kërkimi në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri. Roja bregdetare Italiane ka vepruar me shpejtësi pas një alarmi sos që është dhënë, ndërkohë Ministria greke e Mbrojtjes nuk ka asnjë njoftim, duke shtuar dyshimet se më së shumti ka ndodhur në ujërat italiane, sesa ato greke ky incident.
Nuk ka më shumë të dhëna, por operacionet e kërkimit vijojnë nga ajri dhe deti.